Kalaja e Himarës

Pamje e Himarës nga kalaja. Foto nga IntoAlbania.

BOOK ONLINE NOW

Kalaja e Himarës
:

Qyteti i fortifikuar përgjatë bregdetit Jonian 

Pa frikë Himarën mund ta konsiderojmë princeshën e bukurisë shqiptare. Me një pamje piktoreske me detin e kristaltë në perëndim, e malin në lindje, krijojnë një formë amfiteatri duke na dhuruar një panoramë mahnitëse që të mbetet gjatë në memorie.
Rajoni i Himarës, është foleza e një numri të konsiderueshëm të atraksioneve turistike dhe kulturore, të cilat të joshin për ta vizituar.

 Pamje nga Himara. Foto nga IntoAlbania.

BOOK ONLINE NOW

Peisazhi

Himara e vjetër është e ndërtuar mbi kodër rreth një kilometër larg bregut Jon dhe rrethohet nga kanionet e dy përrenjëve. Qendra historike e Himarës ose siç njihet ndryshe kalaja e Himarës, është ndërtuar mbi kodrën e Barbakasë dhe konsiderohet si një nga monumentet më të rëndësishme për shkak të historisë dhe vlerave që mbart. Si një nga perlat e vërteta të qytetit antik, ajo ngrihet mbi një kodër

Muret e Kalasë së Himarës.
Foto nga, Matthew J Zumwalt : @instagram.com/matthewjzumwalt

BOOK ONLINE NOW


240 m e lart dhe mund të themi me plot bindje që është simboli i prezencës së pandërprerë të njerëzimit. Në veri ajo ka malet Akrokeraune (Vetëtimës), në lindje dallohet fshati Pilur me kurorën e dendur të lisave dhe pjesa jugore do ju mahnisë me panoramën e plazhit të Livadhit.

Histori dhe Arkitekturë

Fortifikimi i qytetit antik që njihej fillimisht me emrin “Chimera,”

Pamje nga plazhi i Livadhit. Foto nga IntoAlbania

BOOK ONLINE NOW


mendohet se nis që në shek. VIII para Krishtit, e rimodifikohet me kalimin e shekujve, ku mund të veçojmë atë më të rëndësishmin të periudhës së Justinianit, gjatë shekullit të VI pas Krishtit. Burimet e para për të, na vijnë që në shek I-rë nga autori romak Plini, ku e përmend kështjellën e Himarës, të vendosur në bregdetin e Epirit, mbi malet e Akrokerauni, nën burimin e ujit mbretëror. Arkitektura e saj e përbërë nga mure antike rrethojnë kodrën dhe është e ngritur mbi blloqe gurësh të mëdhenj që mbartin origjnën e saj fisnike.

Kalaja e Himarës. Foto nga IntoAlbania.

BOOK ONLINE NOW


Ajo që e bën dhe më intersante faktin është se brenda kalasë ekzistojnë ende banesa e kisha të periudhave të ndryshme, që pavarsisht kohërave dhe luftrave kanë ditur të mbijetojnë edhe në ditët e sotme. Ndër betejat më të forta që kjo kala ka ditur t’i mbijetojë kanë qënë ato të periudhës otomane, nga ku veçojmë atë të vitit 1481 ku kalaja çlirohet nga kryengritësit himariot në  bashkëpunim me Gjon Kastriotin, të  birin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun. Në brendësi të kalasë mund të gjeni jo vetëm qytezën mesjetare, e ndërtesat e vjetra, por dhe kishën

Pamje e Himarës nga kalaja. Foto nga IntoAlbania. 

BOOK ONLINE NOW


bizantine. Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut është një nga atraksionet më të bukura që të ofron kjo fortesë.

Në hyrjen veriore të kishës e cila daton që në shek XI, vërehet skalitja e një shqiponjë dykrerëshe, që mund të ketë qenë simboli i Kastriotëve ose Muzakajve, që përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIV zotëronin krahinën. Muret e kësaj kalaje ruajnë me fanatizëm të gjitha gjurmët e

 Muret e kalasë së Himarës. Foto nga IntoAlbania

BOOK ONLINE NOW


qytetërimeve, që kanë jetuar mbi këto ndërtime, duke qënë një dëshmi e gjallë e historisë.

Nga:https://www.intoalbania.com/sq/atraksion/kalaja-e-himares-qyteti-i-fortifikuar-pergjate-bregdetit-jonian/

HIMARA E BUKURA E (MES)DHEUT

BOOK ONLINE NOW   HIMARA E BUKURA E (MES)DHEUT VENDI I QETËSISË DHE BUKURIVE TË ÇUDITSHME Ndër përvojat më të bukura  por edhe më të frikshm...