Xhamia e kalasë së Borshit. Foto nga IntoAlbania.BOOK ONLINE NOW |
Një kala me vlera të rëndësishme historike e arkitektonike, një trashëgimi e rrallë e kulturës së vendit tonë, Kalaja e Borshit ju jep edhe rastin të shijoni bukurinë e peizazhit të Borshit nga lart.
Borshi, i cili është vetëm 17 km larg Himarës, ka vijën bregdetare më të gjatë të Jonit. I rrethuar nga ullishtet që pozicionohen natyrshëm me blunë e paqtë të detit, Borshi është një vend që të nxit ta vizitosh jo vetëm për peizazhin, por dhe për historinë që shfaqet hijshëm në çdo cep të tij.
Pamje e Kalasë së Borshit. Foto nga IntoAlbania.BOOK ONLINE NOW |
Kalaja e Borshit, e cila është ndërtuar mbi rrënojat e qytetit antik, ndodhet vetëm 3 km në veriperëndim të Borshit. Ajo ngrihet mbi një kurriz të lartë malor rreth 500 m mbi nivelin e detit, e ku muret rrethuese të saj arrijnë deri në 10 m. Kjo kala daton që në shek e IV – III p.k., dhe që në krye të herës ka pasur një pozicion strategjik, duke qenë një urë lidhëse mes maleve Akrokeraune (Llogarasë) dhe detit.
Plazhi i Borshit. Foto nga IntoAlbaniaBOOK ONLINE NOW |
Brenda kalasë, ku dikur lulëzonte një qytet i tërë, sot duken vetëm rrënojat e këtyre mureve të vjetra. Ajo ka qenë e lakmuar nga të gjithë pushtuesit që kanë ardhur në këto anë, që nga romakët, biznantinët e deri tek osmanët. Në mesjetë, ajo njihet si
Muret e kalasë së Borshit. Foto nga IntoAlbaniaBOOK ONLINE NOW |
Xhamia e vetme e Rivierës Shqiptare
Periudhën më të artë të zhvillimit kjo kala e pati në kohën e Ali Pashë Tepelenës, ku në të u ndërtua edhe xhamia nga Haxhi Bendo, e vetmja në Rivierën Shqiptare.
Hyrja e kalasë. Foto nga IntoAlbania.BOOK ONLINE NOW |
Nëse do të vizitoni Borshin, do të gjeni një buqetë ku ndërthurret legjenda, historia dhe natyra. I parë nga lartësitë e kalasë, Borshi tregon bashkëjetesën e qetë mes valëve që përqafojnë bregun e detit e relievin kodrinor e malor, duke i dhënë një bukuri të rrallë këtij peizazhi. Nga:https://www.intoalbania.com/sq/atraksion/kalaja-e-borshit-nen-gjurmet-e-antikitetit/